Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se po vendos një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në Shtetet e Bashkuara.
“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!” shkroi ai në një postim në mediat sociale të premten.
Trump tha se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 qershor. Në fillim ai propozoi një tarifë prej 20% për shumicën e mallrave të BE-së or e përgjysmoi atë në 10% deri më 8 korrik për të lënë kohë për bisedime.
Trump kërcënoi gjithashtu të vendoste një taksë importi prej 25% “të paktën” për iPhone-t që nuk prodhohen në Amerikë.
“Kohë më parë e kam informuar Tim Cook të Apple se pres që iPhone-t e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo ndonjë vend tjetër”, tha Trump.
“Nëse nuk është kështu, një tarifë prej të paktën 25% duhet t’u paguhet SHBA-ve nga Apple”, shtoi ai.