Policia e Dibrës ka arrestuar një 32-vjeçar , i cili akuzoeht se ka vjedhur para në çantën e një personi. 32-vjeçari Sajmir Bitri banues në fshatin Laças, Dibër, ishte i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.