Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Orari i punës pritet të shkurtohet në shtatë orë në ditë.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic tha se ky model do t’i kënaqë punëdhënësit, por edhe sindikatat.
Spajic ka thënë se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.
Ai theksoi se qëllimi është përmirësimi i cilësisës së jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.