Ditën e sotme në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe Afrikë.
Ky ushtrim ushtarak ka për qëllim të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur kufijtë e saj lindorë dhe për të forcuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve të saj.
Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.
Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.