Këshilltarja e ish-presisdentes Vjosa Osmani në Kosovë, Meliza Haradinaj, me anë të një vido-postimi në faqen e saj zyrtare facebook, ka reaguar ndaj ministrti të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tek i cili ky i fundit gjatë fushatës elektorale siç shihet në video ka përdorur tone ironike ndaj ish-presidentes Osmani.
Postimi i Haradinajt
Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë.









