-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë skiatorë humbin jetën në një aksident tragjik në Alpet Zvicerane

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Alpet Zvicerane, ku trupat e pesë skiatorëve janë gjetur të pajetë pranë majës Rimpfischhorn, në një zonë të thellë malore në jugperëndim të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë veriore.

Autoritetet lokale dhanë alarmin ditën e shtunë, pasi u zbuluan ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit. Menjëherë pas kësaj, filloi një operacion kërkimi në kushte të vështira, me mbështetje ajrore dhe tokësore nga ekipet e shpëtimit.

Trupat e viktimave u gjetën në afërsi të akullnajës Adlergletscher. Hetimet për shkaqet e ngjarjes janë në zhvillim, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet zvicerane.

Ende nuk është konfirmuar nëse ka persona të gjashtë në listën e të zhdukurve, ndërkohë që ekipet janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit