-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe të tjerëve në botë po e inkurajojnë Putinin

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës ku u vranë 12 persona.

Zelensky tha se “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”.

Ai falenderoi ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra të Ukrainës. Zelensky theksoi se objektivat ishin Kivei dhe 11 rajonet të tjera, si dhe u shpreh se nga viktimat kishte dhe fëmijë.

“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha ai, duke përsëritur komentet e tij pas sulmit të mëparshëm gjatë natës.

“Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqe”, shkroi ai.

Sulmet ruse vrasin tetë persona në të gjithë Ukrainën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit