Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave u ndal edhe tek gara se socialistëve në listën e hapur. Rama tha se gara e brendshme ka sjellë një rendiment të lartë kolektiv.
Kryeministri theksoi se universi i tyre vazhdon që të punojë të ngrihet dhe të ecë përpara duke u forcuar e çmuar ndërkombëtarisht.
“Tani dhe disa nga shokët dhe shoqet kishin rezerva për garën brenda llojit janë bindur se përtej stresit, gara e brendshme solli një rendimenti të lartë kolektiv. Ndërsa madhështorët ranë me kokë teposhtë afro 14 shkallë nga 2021.
Në nivelin 32.9%, zhvilluan një farë inekzistence e dëgjoja kudo nëpër Shqipëri që më thoshin nuk i shohim gjëkundi. Në fakt, s’kishte asgjë për të marrë vesh se gomari nuk do fluturonte. Përveç asaj që shihej me sy të lirë ishte asgjëja. Fatkeqësisht dhe e them me sinqeritet politikan shqiptare do vazhdojë të mbetet skizofrenike e ndarë në dy universe paralele, universi yni që ecin punon ngrihet, gabon vazhdon ecën përsëri, rritet dhe forcohet duke u çmuar ndërkombëtarisht.”, u shpreh Rama.