-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Lame përcillet nesër për në banesën e fundit

Kryesoret

Ditën e nesërme do të mbahet ceremonia e fundit për Artan Lamen, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 58-vjeçare.

Familjarët bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen të hënën, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Homazhet përkujtimore do të zhvillohen të martën, më 27 maj, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12:00, Artan Lame do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Ceremonitë e nderimit do të vijojnë edhe ditët e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30, në të njëjtin vend.

Mirela Dhono Lame, bashkëshortja e tij, i ka kushtuar një dedikim prekës në rrjetet sociale:
“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im.”

Artan Lame kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar në administratën publike dhe kulturë. Ai u angazhua në disa pozicione kyçe si drejtues në Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, ALUIZNI dhe Agjencinë e Kadastrës. Ishte gjithashtu publicist, opinionist dhe koleksionist i njohur për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit