-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në lumin Bunë, dënohet me 4 vite burg Erdgys Arrazi

Kryesoret

Gjykata e Shkodrsë ka dënuar me 4 vite burg Erdgys Arrazi, i cili lidhet me tragjedinë e rëdnë e ndodhur në lumin Buna.

Me 3 maj të 2024, nëna me tre fëmijët u mbytën në lumin Buna në Shkodër për shkak të bashkëshortit Erdgys Arrazi, i cili ushtonte dhunë psikologjike dhe fizike.

Gjyqatari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor Arrazin dhe e ka dënuar me 6 viet burg, me gjykim të shkurtuar me 4 vite heqje lirie. Gjyqtari ka provat konstatoi se Arrazi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij dhe si pasojë ajo u mbyt së bashku me fëmijët në lumin Buna.

Motra e Alma Arrazit, Gentjana Z., i ka treguar hetuesve të çështjes se gjatë kohës që ishte në konflikt me burrin, Alma Arrazi shkonte në banesën e saj, për tu qetësuar.

“…qante gjithë kohës, ishte e tronditur edhe fëmijët e përjetonin këtë gjendje, pasi debatet bëheshin edhe në sy të tyre. Fëmijët dinin edhe emrin e të dashurës së babait, duke i dëgjuar në debat…”.

Gentjana është shprehur se ka foto ku e dashura e Erdgysit, mban në krah djalin e Almës.

“…herën e fundit që ka qenë tek Gentjana, Valentina (Kunata) ka marrë Almën në telefon duke i thënë që Ergysi ia kishte nxjerrë të gjitha rrobat jashtë, dhe u ka vënë flakën. Alma e priste atë veprim të Erdgysit, ai kishte thyer edhe një foto familjare të Almës me fëmijët dhe vetë ai, duke e shkelmuar. Në ato momente që Alma ka qenë tek shtëpia e motrës, ajo e ka dëgjuar Almën duke folur në telefon me përfaqësuesen e një shoqate, quhej Nevila dhe Alma i kërkonte ndihmë…” – është shprehur në prokurori, motra e viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit