-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grigels Muçollari: Denoncimi i farsës elektorale, jetik për të ardhmen

Kryesoret

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari me anë të një postimi në rrjetin e tij social e ka cillësuar garën e 11 majit si një sfidë e vështirë. Muçollari shprehet se nuk priste zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai falenderon mbi 5300 qytetarë të Tiranës që e kanë besuar dhe e kanë votuar. Muçollari thekson se detyra e tyre ëshhtë që në vazhdim të ofrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të dokumentojnë çdo shkelje që ndodh.

“Pas këtyre zgjedhjeve, si shoqëri dhe si Parti Demokratike, kemi nevojë për reflektim të thellë. Nëse vota e lirë dhe e ndershme nuk garantohen, a do ta pranojmë këtë si vend dhe si komb? Denoncimi i farsës elektorale është i domosdoshëm dhe jetik për të ardhmen.

Detyra jonë është të ofrojmë vazhdimisht zgjedhje të lira dhe të ndershme, të përmirësohemi çdo ditë, dhe të dokumentojmë me kujdes çdo shkelje që ndodh. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shprehet Muçollari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit