-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani takohet me homologun dhe kryetarin e Parlamentit Izarelit

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy ditore. Hasani ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar. Ata vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë.

Hasani është shprehur “Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të shprehjes së intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”.

Ministri ka takuar edhe kryetarin e Parlamentit të Izraelit, Knesset ku diskutuan për rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ndërparlamentar duke inkurajuar vizitat në të dy anët dhe shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.

“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit– tashmë 5 herë në javë dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – duhet të shërbejnë si një ogur i mirë për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, infrastrukturën, shëndetësinë, teknologjinë, inovacionin, bujqësinë etj.”, është shprehur Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit