Tre shqiptarë baba, bir dhe xhaxha janë arrestuar nga policia greke si të dyshuar për vrasjen e noteres 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë banesës së saj në ishullin Zakynthos, në muajin shkurt.
Zbardhja e ngjarjes erdhi pas rrëfimit të xhaxhait, i cili, përballë provave të mbledhura, pranoi përfshirjen në grabitje dhe zbuloi planin e përgatitur bashkë me të vëllanë dhe nipin. Ata kishin dijeni se viktima mbante para në shtëpi dhe vendosën ta grabisnin.
Sipas dëshmisë, të maskuar dhe të pajisur me doreza, ata i zunë pritë noterës pranë banesës. Ajo tentoi të rezistonte dhe u godit me thikë në kofshë, çka i shkaktoi një hemorragji fatale. Vetëm njëri prej të ndaluarve babai nuk ka pranuar të ketë kryer goditjen vdekjeprurëse, ndryshe nga djali dhe xhaxhai të cilët kanë rrëfyer gjithçka.
Pas ngjarjes, ata u larguan në këmbë, ndërsa djali i priti më pas me makinë. Rrobat me gjak u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.