-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK dhe BKH intensifikojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan

Kryesoret

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bashkë me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) po forcojnë hetimet për krimet zgjedhore në Qarkun e Elbasanit, i cili ka qenë një nga zonat më problematike në zgjedhjet e fundit.

Në këtë kuadër, një delegacion i SPAK dhe BKH u takua me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për të diskutuar mbi informacionet operacionale, gjendjen e çështjeve penale dhe metodat e hetimit që po përdoren për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e manipulimeve zgjedhore.

Burime nga hetuesit tregojnë se po punohet për disa raste konkrete që përfshijnë blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit