-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i komunikoi akuzat/ Kryemadhi: Shihemi në gjyq!

Kryesoret

SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre. Meta-Kryemadhi janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie. Pas daljes nga SPAK-u, Kryemadhi u shpreh se nuk mbajti asnjë qëndrim aty për akuzat.

“U zgjatëm pak se ishin gjithë këto faqe për t’u firmosur. Ishte e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Besoj se do të kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do të vij të hënën, shihemi në korrik. Tani do të fillojmë…më vjen keq se kur të fillojë gjyqi do ta bëjmë të hapur. Kush tha se do të pushohet cështja?! Gjithë kjo.

Janë të njëjtat akuza. Unë sipas SPAK-ut për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën. Metën nuk e takova, sepse drejtoria e burgjeve nuk kishte marrë masat për ta sjellë në zyrat e SPAK-ut. Dëgjova kur po zihej prokurori me drejtorin e burgjeve. Si mund të vijë (Meta) pa urdhrin e Ramës. Tani shihemi në gjyq” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit