Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar dhe 31-vjeçar pasi shisnin kanabis me doza të vogla. 35-vjeçari i përgatiste dozat e kanabist në shtëpi dhe 31-vjeçari i shiste në qytet.
Ndërkohë 35-vjeçari me iniciale A.B. banues në Korçë ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ndërsa T.Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, aktualisht me masë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.