Një aksident me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur sot në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Pogradecit.
Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë incident.