Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka refuzuar propozimin e fundit të SHBA-ve për një marrëveshje të re bërthamore, duke e cilësuar atë në kundërshtim me interesat kombëtare të Iranit. Në një fjalim televiziv, ai tha se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe nuk do të pranojë kushte nga SHBA.
Propozimi u dorëzua javën e kaluar përmes ndërmjetësimit të Omanit, por mbetet pa rezultat pas disa raunde bisedimesh. Khamenei theksoi se programi bërthamor është thelbësor për Iranin dhe nuk do të kushtëzohet nga fuqitë perëndimore.
SHBA ka rinisur fushatën e “presionit maksimal” ndaj Teheranit nën presidencën e Donald Trump, përmes sanksioneve dhe kërcënimeve. Irani këmbëngul se programi bërthamor është për qëllime paqësore, duke mohuar synimet për ndërtimin e armëve bërthamore.
/5pyetjet.al