Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali duke iu replikuar fjalës së demokratit Gazment Bardhi u shpreh se fati i tyre i keq është Sali Berisha. Spiropali u shpreh se Shqipëria nuk është narkoshtet, si dhe shqiptarët nuk pranojnë gjuhën që përdor opozita.
“Nuk bëhet opozita në dyert e Brukselit, sepse poshtërohet Shqipëria! Atë që nuk guxon ta thotë për Shqipërinë as racisti më i fundit në Evropë, guxon ta thotë lideri i opozitës shqiptare. Më vjen keq që jeni kthyer në vegla, ju nuk bëni analizë as në qarqe e as në zonat ku mbani përgjegjësi. Në Bruksel nuk u fol fare me gjuhën e OSBE-së, raporti do vihet në dispozicion, ju flisni në këto tryeza me gjuhën e atyre që urrejnë Shqipërinë. Ju e njehsoni Shqipërinë me Edi Ramën sepse nuk e pranoni dot që ju ka mundur gjithmonë! Mos i dilni përballë fatit europian të Shqipërisë”, tha Spiropali.