Një shqiptar i kërkuar nga antimafia e Barit është arrestuar në Belgjikë për llogari të shtetit italian.
Shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”. Ai ishte pjesë e listës me 52 emra të arrestuarish, të kërkuarish dhe akuzuarish të antimafias së Barit për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge.
Operacioni është zhvilluar dy javë më parë dhe janë lëshuar urdhërarreste për 52 persona të përfshirë në shkallë të ndryshme në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.