Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti u shpreh optimist për fitoren nesër përballë Serbisë në Tiranë.
“Duhet të fokusohemi te kundërshtari ynë dhe te vetja. Gjithmonë luajmë për të fituar, jemi 100% të fokusuar.
Mesazhi do jetë që të japim gjithçka në fushë, të lemë gjithçka në fushë, besoj që jemi përgatitur më mirë për këtë ndeshje, kemi pasur më shumë kohë për të analizuar kundërshtarin.
Ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë, jo vetëm individualisht, duhet të fokusohemi te gjithë ekipi dhe besoj ky do jetë çelësi i suksesit nesër” tha ai.









