Ditën e sotme po mbahet në Tiranë festivali ndërkombëtar i Arkitekturës “Bukë e Zemër”. Ky festival është i organizuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën drejtimin e Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e AZHT si dhe nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.
Arkitekti amerikan, Stevenn Holl, fituesi i projektit “Expo Albania” gjatë fjalës së tij tregoi edhe dhuratën që i ka bërë Rama. Ai tha se Rama i ka dhuruar një kravatë të pikturuar nga vetë kryeministri.
“Po përpiqem të kuptoj cili është ky moment në histori duke parë projektet e mëdha siç mund të ishte projekti i Miteranit por ai nuk mund të vizatonte dhe pikturonte si Edi Rama sepse edhe kjo kravatë është punim i tij. Duke parë dështimet fillova të mendoja: Ne kemi bërë 130 konkurse dhe kemi fituar 1 në 5, por zyra nuk mund të ekzistonte pa patur mundësi të tilla dhe pa mbështetje”, u shpreh Holl.









