Shqipëria ka udhëtuar për në Letoni për ndeshjen që do të zhvillojë nesër mbrëma të vlefshme për eliminatoret e Botërorit.
“Duhen rikarikuar bateritë pasi vijmë nga një ndeshje shumë pozitive, na ka munguar vetëm goli. Këtu kemi një ndeshje shumë të vështirë po na duhen tre pikë për ëndrrën që kemi. Duhet të mendojmë për skuadrën.
Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë. Do të jetë një ndeshje taktike. Ata do të mbrohen shumë mirë. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje” tha ai.