-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngërç në drejtimin e Urdhrit të Psikologut, Laboviti njofton kallëzim penal

Kryesoret

Një përplasje institucionale ka dalë në dritë në Urdhrin e Psikologut pas zgjedhjeve të fundit, ku Brunilda Laboviti u shpall presidente e re e këtij organi.

Laboviti, e cila fitoi me 238 vota kundrejt Elona Mustafarajt me 140, u përball me refuzimin e Valbona Treskës për të liruar zyrën, edhe pse kjo e fundit e ka përfunduar mandatin e saj të dytë.

Pavarësisht rezultatit të qartë të votimeve të datës 5 qershor, procesi i kalimit të detyrës nuk është realizuar, pasi ish-drejtuesja e institucionit ka refuzuar të dorëzojë zyrën. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e procedurave ligjore dhe ka detyruar Labovitit të ndjekë rrugën institucionale për të zbatuar mandatin e saj, duke ndërmarrë hapa drejt kallëzimit penal për moszbatim të ligjit.

“Falënderoj mediat për prezencën.
Erdha vetëm në fakt për të marrë detyrën, ashtu si na takon, 2 profesionistëve, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Ajo që nuk e kisha parashikuar të ndodhte ishte fakti i moskëshimit të detyrës.
Në fakt zgjedhjet e 5 qershorit e kanë vulosur këtë fakt, fituese në këtë garë jam unë, si presidente e urdhrit të psikologut, mjafton që të transferohet detyra, dhe psikologët të gjenin pak paqe.
Nuk ndodhi kështu, është informuar media, është filluar me policinë e shtetit, dhe tashmë do të bëhet një kallëzim penal drejtuar policisë së shtetit nga personi im.
Unë doja shumë që ky tranzicion të vinte butë për të gjithë psikologët dhe doja realisht të ishim në gjendje të mirë.
Megjithatë nuk ndodhi, skenarët nga ana ime nuk mund të parashikohen por është e gjitha një lëvizje me procedurë ligjore që është e parregullt, patjetër që unë jam konsultuar edhe ligjërisht dhe të gjithë ekspertët ligjorë më komunikojnë që sot duhet transferuar detyra.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit