Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot një raund të ri bisedimesh për tarifat në Londër, raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
“Zëvendëskryeministri He Lifeng (…) mbajti takimin e parë mbi mekanizmin e konsultimeve tregtare me palën amerikane në Londër “, raporton agjencia.
Bisedimet e reja midisa dy palëve u njoftuan javën e kaluar pas një telefonate mes Trump dhe Xi Jinping. Në maj të dyja palët ranë dakord të ulin në mënyrë drastike tarifat e njëra-tjetrës për një periudhë fillestare 90-ditore.