Nuk ka liri për Erion Veliajn. Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës. Trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sa i përket kërkesës për zëvendësimin e masës me garanci pasurore, avokatët e Veliajt nuk ofruan një shumë të caktuar, duke ia lënë vendimmarrjen gjyqtares. Gjykata nuk pranoi ndryshimin e masës dhe vendimi për “arrest me burg” mbetet në fuqi.