Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n. Orban u shpreh se lufta në Ukrainë nuk do të përshkallëzohet në një konflikt global, sepse Rusia është shumë e dobët.
“Rusët janë shumë të dobët për një gjë të tillë.Ata nuk mund të mposhtin as Ukrainën, si mund ta sulmonin NATO-n”, u shpreh Orban.
Ai thekson se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim, dhe vetëm më pas një marrëveshje paqeje.








