-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi deklaron: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave, s’do hyjnë në Parlamentin e ri

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se të paktën 20 ligjvënës të rinj do të hyjnë në Parlamentin e ri në shtator, si përfaqësues të bandave. Vokshi tha se Partia Demokratike i ka provuar këto akuza dhe i ka raportuar në SPAK.

“Rama nuk do kishte kurrë 83 deputetë dhe nga llogaritjet që ne bëjmë mbi 20 prej tyre nuk do jenë përfaqësues të qytetarëve, do jenë përfaqësues të bandave kriminale. Mbi 20 deputetë. I kemi me qarqe, me banda, kë kanë mbështetur, ku i kanë mbështetur. Janë 10 qarqe, janë 21 bashki”, tha Vokshi në emisionin Debat në A2 CNN.

Ajo deklaroi se “Ne kur dalim me një statistikë të caktuar, kemi marrë informacione. Mund të jenë edhe më shumë se 20 por 20 i kemi të konfirmuar. Ka raste kur përfaqësuesit e bandave janë në listën e mbyllur. Në rastin e Fierit për shembull. Ku sipas edhe denoncimit që ka bërë Berisha, njëra bandë ka futur në listën e mbyllur një përfaqësues dhe është punuar nga banda për një përfaqësues në listën e hapur. I ke në Durrës, Arkend Ballën. Në Elbasan, Sara Mile, nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që është kontributi i bandës së Suel Çelës, që ka ndihmuar që të marri rreth 30 mijë vota, pavarësisht se 20 e ca mijë vota i dolën në fund. Ja kemi thënë qytetarëve. I kam raportuar unë në SPAK, kaq mund të bëj unë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit