Guardia di Finanza e Peruxhias gjatë një operacioni ka sekuestruar afërsisht 25 kilogramë kokainë me vlerë dy milionë e gjysmë euro, një armë të vjedhur dhe 56 mijë euro në para të gatshme.
Nga operacioni u arrestua një shqiptar i cili dyshohet për përfshirje në trafik droge midis Spello-s, Foglign-s dhe pjesës tjetër të provincës. Policia ndaloi dhe kontrolloi makinën e shqiptarit ku nën sendiljen e pasme u gjetën dhjetë blloqe kokainë me një peshë totale afërshisht 12 kilogramë, 10 mijë euro para.
Gjithashtu u kontrolluan edhe dy shtëpitë në Spello dhe Foligno ku u gjetën edhe 11 blloqe të tjera kokaine, me një total prej afërsisht 13 kilogramësh, një armë e vjedhur, 46 mijë euro para të gatshme dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave u gjetën të “koduara”.
Shqiptari i arrestuar u transferua në burgun e Spoletos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.