Partia Demokratike ka bërë padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatet e qarkut Gjirokastër, Korçë dhe Kukës.
KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në këto tre qarqe. Gjithashtu ditën e sotme, KAS rrëzoi edhe 2 ankimime të tjera në qarqet Vlorë dhe Berat.
Ndërkohë po vijon procesi i shqyrtimit të ankimimit për Elbasanin, Shkodrën e Dibrën. Kurse për Tiranën dhe Fierin është vendosur rinumërim total të kutive dhe për Durrësin në pjesën më të madhe të tij.