Pas Tiranës dhe Fier, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve me kërkesë të PD-së vendosi që të rihapë kutitë e votimit që përfshijnë KZAZ 21 dhe KZAZ 22 të qarkut të Durrësit pas pretendimeve të disa prej kandidatëve opozitarë për trafik votash brenda partisë. Konkretisht rihapen 126 kuti dhe votat e diasporës.