Ditën e sotme rreth 17 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur duke kërkuar ushqim në pikat e shpërndarjes në Gaza.
Autoritetet palestineze thanë se të plagosurit u transportuan me urgjencë në dy spitale në qytetin e Gazës, gjendja e disa prej të cilëve mbetet kritike.
Ushtria izraelite deklaroi se ka nisur një hetim në lidhje me incidentin. Ndërsa dëshmitarët e kanë përshkruar ngjarjen si të pasigurtë, ku njerëzit përballen me dhunën, rrëmujën dhe pa mjaftueshmërinë.