-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova merr vendimin, Kurti: Do strehojmë deri në 50 emigrantë

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka marrë sot dy vendime me rëndësinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Qeveria ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për 50 persona në kuadër të bashkëpunimit me SHBA-të.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, 50 personat do të veprojnë në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e garantuara nga legjislacioni i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i tyre palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. Gjithahstu vlerëson mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.

“Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.
Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.”, shkruanh Kurti në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit