Kremlini në një deklaratë sot tha se bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk pritet që të japin rezultate të shpejta. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov duke mohuar se dialogu ka arritur në një rrugë pa krye tha se është vështirë për rezultate të shpejta.
“Epo, le të themi se ka shumë pengesa në marrëdhëniet dypalëshe . Sigurisht, vështirë se mund të shpresohet për rezultate të shpejta, por ky është pikërisht lloji i punës komplekse, hap pas hapi që ka filluar dhe do të vazhdojë“, tha Peskov.
Që në janar kur Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë kanë nisur bisedimet mes dy vendeve që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve.
Trump ka zhvilluar katër telefonata me presidentin Vladimir Putin dhe ka shprehur zhgënjimin me veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe mungesën e përparimit të dukshëm drejt një marrëveshjeje paqeje.