Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shqiptarëve që ishin në kërkim ndërkombëtar.
E.D., 40 vjeç, i kërkuar për trafikim droge nga Gjykata e Breshias.
E.Zh., 41 vjeç, gjithashtu i kërkuar për trafikim dhe pjesë e një grupi kriminal.
K.N., 33 vjeç, i kërkuar nga Milani për vjedhje në bashkëpunim me organizatë kriminale.
Autoritetet nga Shqipëria dhe Italia thonë se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për të luftuar krimin dhe për të bërë drejtësi ndaj atyre që bëjnë veprime kriminale.