-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend

Kryesoret

Ditën e enjte u anulua seanca plenare në Kuvend, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali ishte në samitin në Ukrainë.

Ndërkohë seanca plenare do të zhvillohet ditën e hënë me datë 16 qershor në orën 13:00, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor.

Sipas urdhrit të nxjerrë nga Kryetari i Kuvendit, Elisa Spiropali rendi i ditës i kësaj seance përfshin:

Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 5 qershor 2025;

Njoftime institucionale;

Shqyrtimin e projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një iniciativë që synon përmirësimin e efiçencës energjetike në sektorin e ndërtimit;

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës, njoftimin elektronik të deputetëve si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar për shqyrtim gjatë seancës.

Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë pas shpalljes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit