Ushtria izraelite thotë se dhjetëra avionë luftarakë të saj sulmuan të paktën 80 objektiva në Teheran gjatë natës dhe në ditën e tretë të luftimeve me Iranin.
Ato përfshinin selinë e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, njësinë e kërkimit dhe zhvillimit të ushtrisë dhe objektiva të tjerë ku regjimi iranian fshehu arkivin bërthamor.
Objektiva të tjerë përfshinin dy vende karburanti me “përdorim të dyfishtë” që përdoreshin si për operacione ushtarake ashtu edhe për operacione bërthamore, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar ushtarak.
IDF thotë se ka goditur më shumë se 170 objektiva dhe 720 komponentë të infrastrukturës ushtarake në më pak se tre ditë, si pjesë e Operacionit të saj “Lioni në Ngritje”.
Sulmet iraniane gjatë natës, shkon në 13 të vrarë dhe 380 të plagosur në Izrael








