Ditën e sotme drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka përmendur në Kuvend, socialisten Zegjine Çaushi.
Ajo ka reaguar në rrjetin e saj social duke iu drejtuar Bardhit që “Të dogji malli për mua”.
Më pas Zegjine Çaushi i thotë që së shpejti do të jetë në Kuvend dhe do të shikohen për 4 vite aty.
“O Gazo, o heroi i PD-së! Më thanë që të ka ardhur zëri prapë, ke filluar e thua Zegjineja, Zegjineja… T’u dogj xhani për mua o yll? Do vëmendje ti në këtë pisk vape? Pa merak, se ta plotësoj unë dëshirën! Të ka ardhur zëri në parlament ty o Gazo? Mendon se Baba Bufi është plak i motshëm dhe harron? Por, jo! E mendon çfarë i bëre ti në 11 maj. Babu bufi jeton që të të shohë ty rrugëve duke u tërhequr zvarrë o lumadh. Kisha vendosur të të loija të qetë në trishtimin tënd këtë verë të nxehtë, por nuk rri dot pa mua ti o Gazi im. Të është bërë si ilaç, e do mëngjes, drekë, darkë. Edhe pak javë na ndajnë dhe do më kesh në sallë të parlamentit, në komisione, në takime e kudo. Do të jemi bashkë katër vite. Po të la Baba Bufi, se më kanë ardhur fjalë që do të të heqë… ndoshta të kërkon t’ia lësh vendin Gentit”, shprehet Zegjine Çaushi.