Më 14 qershor, në Hamptons të SHBA-së, Alex Soros djali i miliarderit George Soros u martua me Huma Abedin, ish-këshilltare e Hillary Clinton. Ceremonia luksoze mblodhi personalitete të rëndësishme nga politika amerikane dhe ndërkombëtare, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton, Kamala Harris dhe senatorin Chuck Schumer.
I pranishëm ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbajti fjalim gjatë dasmës. Në një moment të fjalës së tij, Rama deklaroi:
“Alex dhe George Soros-in i kam miq.”
Ngjarja u përshkrua nga “New York Times” si një prej dasmave më të bujshme të verës në rrethin elitë të politikës amerikane.









