Ministri i Shtetit, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën plenare iu përgjigj opozitës, e cila kërkoi debat për zgjedhjet e 11 majit.
Balla tha se debatin për zgjedhjet po e bëjnë institucionet që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet. Ai iu drejtua opozitës që nuk do të kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës. Gjithashtu u bëri thirrje që të heqin dorë nga prishja e imazhit të Shqipërisë dhe integrimit në BE.
“U kërkua përse ne nuk bëjmë nje debat për zgjedhjet. Por debatin për zgjedhjet në momentin në fjalë po e bëjnë institucionet që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet, aty ku ju keni shfrytëzuar edhe të drejtën që e kemi dakordësuar së bashku 13 vite më parë për të kërkuar rinumërim edhe pse e dini fare mirë që nga ky rinumërim nuk del asgjë sa i përket rezultatit të përgjithshëm. E vetmja gjë që po del është naj votë tek tuk. Naj komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit.
Por ne nuk mund të bëjmë një debat për zgjedhjet tani. Ju mund ti bëni një shërbim vendit meqë se flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë sepse e keni futur procesin e numërimit thjesht dhe vetëm për të shtyrë kohën,.
Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush”, tha Balla.









