Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet në lidhje me luftën mes Izraelit dhe Iranit. E ftuara nëpërmjet Skype është banorja e Izraelit, Jeta Gani u shpreh se kanë 20 vite që po vuajnë nga Irani. Ajo tha se çdo gjë në Izrael është mbyllur duke nisur nga shkollat dhe institucionet.
Gani tregoi edhe sesi e marrin njoftimin kur nisen raketat nga Izraeli. Ajo tha se pasi dëgjojnë sirenat futen në zonat e sigurisë dhe atë ata shpëtojnë dhe janë të sigurtë 99%.
“Kemi 20 vjet që vuajmë nga Irani dhe qeveria është një bashkëpunim me popullin, qëllimi i luftës në Izrael është të mbrojë popullin. Në izrael populli qëndron këtu dhe nuk mbahet me dhunë. Që të gjithë duhet të kthehen në Izrael pasi streha më e madhe e hebrenjve është Izraeli.
Kjo luftë ndryshon nga luftat e tjera sepse gjithmonë kemi qenë në luftë ama ti po shikon atë çfarë është e vërteta. Asnjëri nuk ka ditur të mbrojë dhe Irani është shtet terrorist që ka qëllim për të shkatërruar.
Është jetë e vështirë por lufta që po bëhet nga i madhi deri tek i vogli është të largojmë të paktën mendjen nga kjo situatë e vështirë.
Ne marrim njoftim nëpërmjet celularëve kur rakett nisen nga Irani, dhe lajmërohemi nëpërmjet televozoriz për oraroin dhe futemi në dhomë për një njofti të dytë. Në momentin që fillon sirena futemi në zonat e sigurisë. Nuk besoj sepse njerëzit që kanë qenë brenda dhomët së sigurimit kanë shpëtuar, ndërsa ato nëpër shkallë edhe nuk shpëtohen.”, tha ajo.