-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe, babai i jep leja për të marrë pjesë

Kryesoret

Një 12-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij grek u mbytën në lumin Arahtho të Artës. Një emigrant shqiptar u fut në lumë për ti shpëtuar por ato humbën jetën në spital. Prindërit e dy fëmijëve kanë vendosur që të dhurojnë organet e tyre për të shpëtuar jetën të tjerëve.

12-vjeçari shqiptar Kleon do të prehet në Shqipëri dhe autoritet greke i kanë dhënë leje babait të të miturit që të marrë pjesë në varrim.

“Shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare, që do t’i lejojë babait të shkojë dhe të kthehet, me qëllim që të marrë pjesë në shërbimin mortor në Shqipëri”, tha për Action 24, ministri i Imigracionit, Makis Voridis.

Ndërkohë veshka dhe pankreasi i djalit 12-vjeçar do të transplantohen në Patra në vend të Selanikut, pas një vendimi të marrë nga mjekët. Marrësi do të jetë një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit