Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. 54-vjeçari Bledar Bedini alias Bledar Imami ishte dënuar në Milano për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurën për ekstradimin e 54-vjeçarit në Itali.