Një sulm kibernetik ka ndërprerë shërbimet e Bankës Sepah në Iran, e cila përdoret gjerësisht në stacionet e benzinës.
Agjencia shtetërore FARS paralajmëroi për ndërprerje të përkohshme që pritet të zgjidhen brenda orëve të ardhshme.
Grupi hakerësh izraelit “Gonjeshke Darande” ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke akuzuar bankën për financimin e aktiviteteve ushtarake dhe terroriste të Gardës Revolucionare Islamike.