Një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.
F. H., banues në Vrakë, tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufijve.
Ai u kap pas kontrolleve të shtuara dhe u dorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për procedura të mëtejshme.
/5pyetjet.al









