Deri tani në qarkun e Tiranës janë rinumëruar 200 kuti votimi nga 1282 që janë gjithsej.
Partia Socialiste ka marrë 96 vota më shumë nga sa i takonin, ndërsa Partisë Demokratike i janë hequr 66 vota. Lëvizja Bashkë ka marrë 11 vota më shumë dhe koalicioni “Shqipëria Bëhet” 10 vota.
Ilir Alimehmeti që kërkoi t’i hapen kutitë rezulton se i janë dhënë padrejtësisht 19 vota më shumë ndërsa Jorida Tabaku 2 vota më tepër.
Ndërsa nga socialistët Olta Xhaçka në 11 maj ka marrë 12 vota më shumë dhe Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 4 vota.