Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se përplasja në rritje mes Iranit dhe Izraelit po i afrohet shpejt “pikës pa kthim”.
Erdogan njoftoi planet e Ankarasë për të rritur prodhimin e raketave me rreze mesatare dhe të gjatë, në mënyrë që askush të mos guxojë ta sulmojë Turqinë.
“Për fat të keq, gjenocidi në Gaza dhe konflikti me Iranin po i afrohen shpejt pikës pa kthim. Kjo çmenduri duhet të përfundojë sa më parë,” tha Erdogan, duke paralajmëruar se pasojat mund të ndikojnë rajonin, Evropën dhe Azinë “për shumë vite”.
“Është thelbësore që gishtat të largohen nga këmbëzat dhe butonat, përpara se të ndodhë më shumë shkatërrim, gjakderdhje, viktima civile dhe një katastrofë e tmerrshme që mund të prekë rajonin tonë, si edhe Evropën e Azinë për shumë vite,” shtoi ai.