Florian Wirtz është zyrtarisht një lojtar i Liverpool. Njoftimi është dhënë nga klubi gjerman Bayer Leverkusen.
Për transferimin e 22-vjeçarit, klubi anglez ka paguar rreth 140 milionë euro në arkat e Leverkusen dhe bëhet afrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Wirtz ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe bëhet lojtari i dytë që afrohet te Liverpool nga Leverkusen, pas Jeremie Frimpong.