Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se festat zyrtare në SHBA po kushtojnë miliarda dollarë humbje në ekonomi.
Trump e tha këtë në një postim në rrjetin e tij Truth Social, pikërisht në ‘Ditën e Juneteenth’, një festë federale e re që përkujton fundin e skllavërisë.
“Ka shumë festa në Amerikë. Po na kushton miliarda për t’i mbajtur bizneset të mbyllura”, shkroi Trump.
Ai shtoi se punëtorët nuk i dëshirojnë këto ditë pushimi dhe paralajmëroi se do keyë ndryshime nëse Amerika dëshiron “të bëhet përsëri e madhe”.
CNN shkruan se ndikimi ekonomik për ditët e pushimit nuk është gjithmonë negativ.