-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belgjikë/ Shkatërrohet një rrjet kriminal, 15 të arrestuar, 10 prej tyre shqiptarë

Kryesoret

Policia belge ka goditur një rrjet kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Gjatë një operacioni të gjerë në 15 qytete, u kryen 18 kontrolle dhe u arrestuan 15 persona, mes tyre 10 shqiptarë.

U zbuluan mbi 3.200 bimë dhe fidane kanabisi, 4.8 kg marihuanë, armë, para cash dhe llogari të ngrira bankare e kriptovalutash. Disa ambiente ishin në ndërtim për kultivim. Rojet shpesh ishin pa dokumente, ndërsa përdoroheshin edhe dokumente false për kamuflim.

Nga të arrestuarit, 14 janë burra dhe një grua (27-53 vjeç). 11 u dërguan para gjykatës në Bruges për trafik droge në kuadër të një grupi kriminal. Tre persona u lanë të lirë me kusht, ndërsa një italian pritet të ekstradohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit